Plagosje në ‘mes’ të ‘Vollgës’ në Durrës, policia arreston autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit ku një person është qëlluar me thikë në lagjen numër 1.

Plagosja ka ndodhur pranë zonës së “Vollgës” në prani të shumë njerëzve ndërsa policia informon se i plagosuri, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ka shkuar në gjendje të rëndë në spital.

Ndërsa autori është arrestuar nga uniformat blu, menjëherë pas ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *