Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit ku një person është qëlluar me thikë në lagjen numër 1.
Plagosja ka ndodhur pranë zonës së “Vollgës” në prani të shumë njerëzve ndërsa policia informon se i plagosuri, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ka shkuar në gjendje të rëndë në spital.
Ndërsa autori është arrestuar nga uniformat blu, menjëherë pas ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes.
/Priza.al/