Një diskutim i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes Ilirit dhe Donaldit. ‘’I dole kundër sepse nuk të zgjodhi, ja pra që ajo të zgjodhi dhe ta mbylli gojën’’,- tha Donaldi.
Kaq mjaftoi që Iliri të revoltohej dhe t’i shprehte aktorit se është i vetëdijshëm që po përpiqet të afrojë Monikën në grupin e tij.
‘’Unë e di shumë mirë se çfarë po përpiqesh të bësh. Ke dashur ta afrosh Monikën me lojrat e tua dhe ta bësh pjesë të grupit tënd. Unë kam qenë i pari që kam qeshur me to por qëllimi juaj ka qenë tjetër gjë’’,- tha Iliri.
/Priza.al/