U aksidentua mbrëmjen e djeshme në Lezhë/ Nuk i rezistoi plagëve të marra, 47-vjeçari ndërron jetë në spital

Aksidenti i rëndë i mbrëmjes së djeshme në fshatin Gocaj të Lezhës, i ka marrë jetën një 47-vjeçari.

47-vjeçari, i cili u përplas nga një automjet mbrëmjen e djeshme, ishte duke udhëtuar me motorin e tij dhe ndodhej në spital që mbrëmjen e djeshme, por fatkeqësisht mëngjesin e sotëm ndërroi jetë.

Bëhet me dije se i plagosuri nuk i ka mbijetuar dot plagëve të rënda. Ndër të tjera mësohet se viktima është identifikuar si Pëllumb Marashi.

Kujtojmë se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj. Policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *