Rafael Nadal nuk ka hasur vështirësi për të kaluar në raundin e tretë të Australian Open. Tenisti spanjoll e kishte fare të lehtë duelin me numrin 126 në renditjen e ATP (EJ TI PI), gjermanin Janik Hanfman, të cilin e mposhti 3-0 me sete. 20- herë fituesi i turneve Grand Slem është një prej kandidatëve potencial për të triumfuar në fundin e turneut.
Nuk zhgënjeu as italiani, Mateo Beretini. Numri 7 i botës mundi 3-1 amerikanin, Stefan Kozlov 3-1 me sete.
Te femrat nuk kishte surpriza. Numri 1 i botës, vendësja Eshli Barti triumfoi 2-0 kundër rivales italiane, Lusia Bronzeti. Naomi Osaka siguroi biletën për në raundin tjetër pas triumfit po 2-0 përballë Bregle.
/Priza.al/