Federata Meksikane e Futbollit ka bërë të ditur se çdo tifoz që do të përdor një fjalor homofobik gjatë ndeshjeve të kombëtares do të ndalohet për t’u futur në stadiume për pesë vjet. Tifozët që blejnë bileta do të duhet të regjistrojnë informacionin e tyre personal dhe të paraqesin një kod QR në hyrje.
Kori fyes i tifozëve meksikane u shfaq në vitin 2003 gjatë një turneu para-olimpik në Guadalajara. Ai u përhap gjatë Kupës së Botës 2014 në Brazil dhe i ka kushtuar federatës meksikane më shumë se një duzinë sanksionesh që atëherë, pavarësisht fushatave që u kërkonin të ndalonin tifozët.
/Priza.al/