U shpall lojtari më i mirë i FIFA-s, por nuk mori vlerësimin e Messit! Lewandowski nuk ‘kursehet’ për yllin e PSG-së

Robert Lewandowski ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s për herë të dytë radhazi, duke mposhtur në këtë betejë Lionel Messin dhe Mohamed Salah.

Por si në cdo rast tjetër, të gjitha zgjedhjet që bëhen do të nxisin debat. Kështu ka ndodhur edhe me votimin e Messit i cili ka zgjedhur Neymar, Mbappe dhe Benzema. Por sulmuesi polak nuk e ka anashkaluar këtë dhe e ka komentuar zgjedhjen e ‘pleshtit’ për Bild.

“Pse Messi ka votuar në këtë mënyrë dhe nëse jam i zemëruar me të pas fjalimit në Topin e Artë? Kjo pyetje i duhet bërë atij. Personalisht nuk kam bërë asgjë të keqe që ai të jetë i zemëruar me mua. Në nivel sportiv është ndryshe, por më nivel personal nuk ka arsye të jetë i zemëruar me mua”, ka thënë Lewa.

“Ky ka qenë vendimi i tij, e respektoj. Edhe pse nuk më ka zgjedhur mua, nuk kam asgjë të keqe për të thënë ndaj tij dhe asnjë arsye për t’u zemëruar”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *