Ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Milan braziliani Robinho u përball në gjykatën e shkallës së tretë, për shkak të përdhunimit të një vajze shqiptare.
Gjykata vendosi që ai së bashku me shokun e tij Ricardo Falco të dënohen me nëntë vite burg.
Robinho është pa kontratë që nga viti 2020, ku ndërpreu bashkëpunimin me Santos vetëm 6 ditë pas firmës.
Ngjarja daton që në vitin 2013 ku avokatët e ish-lojtarit të Milanit e kishin cilësuar marrëdhënien si “konsensuale”, por që ankesa u refuzua. Vendimi i fundit i gjykatës në Romë është një dënim i formës së prerë, pa vend për apelime të mëtejshme me fillimin e menjëhershëm të dënimit.
Il Corriere della Sera raporton se drejtësia italiane duhet të paraqesë një kërkesë formale për ekstradimin e Robinhos dhe mikut të tij në Brazil, e cila më pas duhet të nisë një vlerësim të brendshëm.
/Priza.al/