“Nuk dal kurrë para publikut me gënjeshtra…”/ Eni Çobani rrëfen se si është kërcënuar në ambientet e punës

Avokatja Eni Çobani prej një kohe të gjatë është pjesë e ekranit shqiptar, edhe pse rrallë herë tregon detaje për jetën e saj personale.

E ftuar në “Klan News”, Çobani ka folur për karrierën e saj televizive me ‘E diela shqiptare’ si dhe me detaje të tjera të jetës. Ajo ka treguar se gjatë viteve ka marrë kërcënime të shumta, por nuk ka preferuar t’i bëjë publike. E vërteta thotë ajo është instrumenti që e ka mbajtur në këmbë.

“Po kam qenë e kërcënuar shumë jo pak, por sigurisht këto gjëra nuk i kam ndarë me publikun, nuk kam treguar rastin apo personat, secili ka marrë përgjigjen ligjore personale. Jam një person që jetoj në mes të Tiranës, as nuk ruhem, jam një njeri lehtësisht i takueshëm, si në zyrën time apo në ambientet ku unë jetoj.

E kam mbajtur të fshehtë deri në këtë kohë. Këta njerëz më kanë ardhur më kanë kërcënuar dhe unë iu kam thënë se nëse unë i kam prekur apo cënuar në disa element personal, unë dal publikisht dhe kërkoj ndjesë. Para se unë të nxjerr çdo fjalë për një person apo rast e peshoj shumë gjatë duke marrë përsipër dhe kërcënimin. Dhe deri sot kjo e vërteta mua më ka mbajtur në këmbë”, rrëfeu avokatja.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *