Tre adoleshentë u gjetën të vdekur brenda një shtëpie në Crosby, Teksas. Sherifi i qarkut Harris, Ed Gonzalez ka zbuluar disa detaje të reja. Ai tha se dy adoleshente femra dhe një adoleshent mashkull u gjetën brenda shtëpisë.
Nga informacionet paraprake, mendohet se mund të jetë një vrasje e dyfishtë-vetëvrasje. Ndër të tjera, sherifi tha se dy mund të jenë të lidhur, dhe një person tjetër mund të jetë i përfshirë.
Motivi i të shtënave është i paqartë për momentin dhe zyrtarët nuk kanë dhënë identitetin e adoleshentëve.
Fqinji Big Rob i cili ka jetuar aty pranë për shtatë vjet ka thënë se kurrë nuk vuri re ndonjë gjë të pazakontë në shtëpi.
“Ata janë njerëz shumë të mirë me sa di unë. Nuk do të mendoja se do të ndodhte diçka e tillë”, tha një fqinj për FOX 26.
/Priza.al/