“Donaldin nuk do e fal kurrë”/ Shpërthen keq Einxhel dhe lëshon paralajmërimin e fortë

Mbrëmjen e djeshme pas zinxhirit të shpëtimit, që u nis nga Beatrix, Einxhel dhe DJ Dagz dolën në televotim dhe ky i fundit la shtëpinë e Big Brother VIP. Kjo e shqetësoi shumë Einxhel që me lot në sy thoshte që nuk e priste një gjë të tillë nga Donaldi, për të cilin thotë se nuk do ta falë kurrë.

Ndërsa Beatrix u afrua ti fliste, Einxhel i tha se nuk ka asgjë për të folur sepse nuk justifikon dot askënd. Këngëtarja u mundua t’i thoshte se zgjodhi Egzonën për shkak se e bëri të ndihej keq me misionin e fshehtë.

Einxhel: Sa keq më vjen që nuk më erdhi keq për Tanin dhe mua që herën e kaluar, ose Dagzit. Vetëm për faktin që Dagzi shpëtoi Trixën herën e kaluar, Donaldi nuk duhet ta bënte kurrë këtë gjë. Po nuk e ka bërë padashje. Këtë nuk do ia fal kurrë, bashkë me shumë gjëra të tjera. Meqë e kishte merak që unë kam ndryshuar që nuk jam më e njëjta, do shikojë dhe një tjetër. Edhe me Trixën jam e mërzitur që shpëtoi Egzonën para Dagzit, dhe me Egzonën që shpëtoi Donaldin para Dagzit. Të gjithë.

Beatrix: Mendoj që të flasim nesër kur të jesh më e qetë.

Einxhel: Në këtë pikë nuk dua të flas me asnjeri. Nuk justifikoj veprimin e askujt. Të askujt me asgjë. Të mos thuash emrin tim është një gjë, po të mos thuash emrin e atij që para një jave thoje që po doli ai do të dal dhe unë, nuk e justifikoj dot.

Pas misionit të çiftit me Egzonën, Einxhel debaton me tone të larta me  Donaldin: Kjo nuk ishte njerzore…

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *