Gjatë mbrëmjes së djeshme, të shtëna me armë janë raportuar në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, rreth orës 22:40.
Nga të dhënat që jep policia, bëhet me dije se në banesën e një çifti të moshuarish, në katin e pestë të pallatit ka rënë një plumb qorr në rrethana të paqarta. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore, për zbardhjen e plotë të saj.