Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në zonën e Freskut në Tiranë. Zjarri ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati. Shtëpia ishte marrë me qira nga shtetësja me iniciale E.D, ndërkohë që si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.
Me datë 20.01.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, te Fresku, ka rënë zjarr në katin e katër të një pallati, në banesën e marrë me qira nga shtetasja E. D., ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
/Priza.al/