Britania e Madhe drejt lehtësimit të masave anti-COVID, ministri Sajid Javid: Disa kufizime do hiqen javën e ardhshme

Mbretëria e Bashkuar po shkon drejt lehtësimit të masave anti-COVID. Autoritetet atje po shqyrtojnë të kalojnë në Planin B, që do të thotë masa më  pak të rrepta kundër COVID, pasi shifrat e të infektuarve po ulen krahasuar me valën e fundit në muajin Dhjetor të vitit të shkuar.

Kjo është paralajmëruar nga qeveria dhe pritet që kryeministri Boris Johnson ta paraqesë në Parlament për miratim. Masat aktuale të cilat përfshijnë maskat për fytyrën dhe pasaportën shëndetësore do të skadojnë më 26 janar.

Nga ana tjetër Ministri britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid është shprehur optimist për situatën. Ndërkohë në Skoci shumica e kufizimeve të mbetura, duke përfshirë mbylljen e klubeve të natës do të hiqen nisur nga e hëna e ardhshme.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *