Kryesuesja e vëzhguesve të ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, pritet që të mbajë një takim paraditen e sotme me kreun e qeverisë, Edi Rama.
Raportohet se Urszula Gaçek do të takohet sot në orën 10:00 në selinë e Partisë Socialiste, me kryeministrin Edi Rama.
Pritet që në fokus të takimit të tyre të jenë garancia për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor.