Çerekfinale plot ankth për Interin/ Bajrami shënon serish, zikaltrit mposhtin në kohën shtesë Empolin

Inter vuan por në fund ia arrin të kalojë në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Zikaltërit hasën jo pak vështirësi ndaj Empolit, të cilën e mposhtën 3-2 vetëm pas kohës shtesë. Inter gjeti shumë shpejt rrjetën me Sançez i ardhur nga stoli.

Pjesa e parë u mbyll në avantazhin 1-0, teksa në të dytën, Empoli luajti të gjitha kartat, duke arritur që të përmbys gjithçka. Bajrami realizoi golin e barazimit vetëm 15 minuta pasi gjendej në fushë, falë edhe asistit të shqiptarit tjetër, Asllani. Në minutën e 76-të, Kutrone goditi bukur me kokë, teksa topi u përplas në traversë dhe më pas në trupin e portierit Radu për të përfunduar në rrjetë.

Disavantazhi bëri që Inter të hidhej në sulm dhe të gjente golin e barazimit 2-2 me anë të kapitenit, Ranokia. Rrjeta e mbrojtësit e dërgoi sfidën në shtesë, të cilën e vendosi goli i Sensi në fundin e pjesës së parë të shtesës. Në raundin tjetër, Inter pres fituesin e çiftit, Roma-Leçe.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *