Eurodeputetët mbështesin deklaratat e Macron, kërkojnë përshpejtimin e integrimit të rajonit

Deklaratat e presidenti Macron se Bashkimi Evropian duhet t’i japë një perspektivë të qartë evropiane shteteve te Ballkanit Perëndimor kane gjetur përkrahjen e eurodeputetëve.

‘Zoti president, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor do të ishte investimi më i mirë në shërbim të interesave tona të sigurisë. Siç ju deklaruat, këto shtete janë gjeografikisht dhe historikisht pjesë e jona, ndaj unë mendoj se ato e meritojnë të jenë pjesë e familjes evropiane’, u shpreh eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk

‘Zgjerimi i  BE me shtetet e Ballkanit Perëndimor është kryesisht një sfidë sigurie. Nëse kjo zonë u lihet vendeve të treta që kërkojnë pozicionin dhe interesin e tyre strategjik atëherë do e lënë Bashkimin Evropian të ekspozuar ndaj shqetësimeve të sigurisë. Fakti qe ju theksuat se Evropa e Bashkuar duhet të reformohet mëparë për të vazhduar zgjerimin tregon se ky proces nuk do të ndodhë kaq shpejt’, tha eurodeputetja Zeljana Zovko .

‘Presidenti Macron është i vetëdijshëm se nëse Bashkimi  Evropian nuk mbush një vakumin e krijuar në atë rajon, dikush tjetër do ta mbushë atë. Ne po shohim që Rusia, Kina dhe Turqia po shtojnë prezencën ekonomike’, u shpreh Tonino Picula (S & D / SDP).

Macron përsëriti ambicien e tij për të qenë një lider që do të ndikojë fuqimisht në të ardhmen e Bashkimit Evropian. Nga ana tjetër, eurodeputetet shprehen shqetësimin se në rast se Macron nuk rizgjidhet në muajin prill do të jetë një kthesë e madhe në politikën franceze ndaj Evropës së Bashkuar dhe Ballkanit Perëndimor.

 

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *