Vdekja 3-vjeçares ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit ka ngritur në këmbë hetuesit për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Ata kanë marrë në pyetje disa mjekë dhe një mjeke turni, në momentin kur fëmija është paraqitur në spital.
Mjekët u shprehën se shkak i vdekjes së 3-vjeçares, ishte Pneumonia bilaterale Insufiçence respiratore akute dhe insufiçence kardiake, megjithatë ekspertët janë në pritje të daljes së ekspertizës përfundimtare.
3-vjeçarja humbi jetën mëngjesin e djeshëm në spitalin e Elbasanit ishte paraqitur atje në gjendje të rëndë shëndetësorë. Sipas mjekëve, e mitura u paraqit me një nivel oksigjeni 46, gjë e cila ka bërë që të mos mund të shpëtojë. Babai i vajzës tha për mediat se e mitura kishte 8-9 ditë sëmurë dhe pas vizitës mjeku i kishte thënë se bëhej fjalë për një virozë. Ai tha se e kishin sjellë vajzën me buzë të nxirë në spital.
/Priza.al/