Tentoi të vrasë shokun e tij, flet Markelian Beqiri: Arnin s’doja ta vrisja, ishim në hotel, morëm drogë dhe…

Markelian Beqiri, 26-vjeçari që u vur sot në pranga pasi akuzohet se ka plagosur mikun e tij Arni Sulejmani, ngjarja e ndodhur më 9 dhjetor, është shprehur se qëllimi i tij nuk ka qenë ta vriste të riun. Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, Beqiri ka rrëfyer se më 9 dhjetor ka qenë me shokun e tij dhe një mikeshë në hotel  në autostradën Tiranë-Durrës kur kanë konsumuar shumë alkool dhe lëndë narkotike. Për plagosjen ai ka treguar se nuk ka kuptuar asgjë pasi ka qenë i pavetëdijshëm kur është shkrepur arma.

26-vjeçari Markelian Beqiri ishte nisur në drejtim të Dajtit kur u konstatua nga një patrull policie e Komisariatit nr. 4. Pas verifikimeve rezultoi se ishte shpallur në kërkim dhe në masë sigurie “arrest në burg” në mungesë për plagosjen e shokut të tij Anri Sulejmanit, ndodhur në datën 9 dhjetor në një hotel

I pyetur nga specialistët e policisë, Beqari ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur pa vetëdije për shkak se të gjithë të pranishmit kishin konsumuar shumë alkool dhe lëndë narkotike. Ai ka mohuar të ketë qëlluar me dashje në drejtim të Arni Sulejmanit, pasi ishin miq me njëri-tjetrin. Pas ngjarjes u largua nga hoteli pasi sipas tij e kishte kapur paniku dhe frika.

“Nuk kam dashur ta vras Arni Sulejmanin. Unë e kam shok atë. Me 9 dhjetor kemi qenë me një mikeshën tonë në hotel ku konsumuam shumë alkool dhe lëndë narkotike. Isha i pavetedijshem kur arma qëlloi dhe e plagosi ne krah Arnin. Pas ngjarjes u largova nga frika. Sot isha nisur për te ikur ne Dajt për qejf,”- ka thënë Beqiri.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në lidhje me ngjarjen është pyetur edhe Anxhela Brisku, transgjinorja e cila u gjet brenda hotelit në Durrës, aty ku ndodhi plagosja me armë zjarri. 22-vjeçarja ka rrëfyer se ishte e dehur dhe nuk mban mend se për çfarë arsye u plagos Sulejmani. Më tej, Brisku ka pohuar se të gjithë do të konsumonin kokainë mirëpo ende nuk e kuptoi se përse e gjithë situata devijoi deri në plagosje. Në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga edhe Tefik Shehu, 32-vjeç, pasi ka qenë prezent në momentin që ka ndodhur plagosja, por nuk e ka kallëzuar atë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *