Prokuroria e Tiranës ka kërkuar nga 25 vite burg për babë e bir, Faik dhe Shkëlzen Bucin të akuzuarit për vrasjen dhe groposjen e Eglantina Bucit, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2012.
Në pretencën e dhënë sot, thuhet se babë e bir akuzohen për veprën penale vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim.
“Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlzen Buçi për kryerjen e veprës penale vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 25 vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Faik Buçi për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 25 vite burg. Deklarimin fajtor të Faik Buçit për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe dënimin me 1 vit burgim, në total me një dënim të vetëm prej 25 vitesh burg”, thuhet në pretencën e prokurorisë.”
Si u zbulua ngjarja pas 8 vitesh?
Dëshmitari okular i ngjarjes ka qenë shoku i ngushtë i Shkëlzen Bucit, i cili ka shërbyer për zbardhejn e plotë të këtij krimi makabër. E gjithë skena është parë nga ai, teksa ka qenë i pranishëm edhe në momentin e krimit. Më parë ai ka rrëfyer me detaje nga biseda që ka pasur motër e vëlla deri te momenti i vrasjes. Eglantina i kishte kërkuar ndihmë dëshmitarit që ta ndihmonte dhe ai i kishte dhënë fjalën se nuk do t’i ndodhte gjë, por nuk ndodhi kështu.
Vrasja makabre u zbardh pas 8 viteve ku një pjesë e skeletit u gjet i groposur te Mali me Gropa në 4 shtator 2020 duke risjellë në vëmendje një nga ngjarjet më makabre të ndodhur në vend. Shkëlzeni ka thirrur motrën e tij për kafe, teksa ishte i shoqëruar me shokun e tij. Në momentin që nuk po shkonin për kafe, por rrugës për te Mali me Gropa, motra, Eglantina e ka kuptuar se diçka nuk po shkonte.
Aty Shkëlzeni ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në nofullën e majtë duke e lënë të vdekur në vend. E gjithë skena është parë nga shoku, i cili ka ndërhyrë duke i thënë “më vrit dhe mua”, por që Shkëlzeni nuk e ka bërë. Ka qenë dëshmia e këtij, që ka shërbyer si spunto më pas për zbardhjen e këtij krimi, edhe pse 8 vite më pas. Nisur nga kjo, shoku ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur.
/Priza.al/