Mbrëmjen e djeshme banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë organizuar një shfaqje. Kjo shfaqje është moderuar nga prezantuesja e njohur Egzona.
Një nga detyrat e banorëve ishte të votonin për çmime të ndryshme midis tyre, të cila Egzona i lexoi nën atmosferën dhe harmoninë e shfaqjës.
Banori më i padëshiruar midis konkurrentëve u zgjodh Donald Veshaj.
Ndërkohë, banorja më e pafajshme u konsiderua vetë Egzona, kurse më punëtorja ishte Beniada.
Nga ana tjetër, çmimin për banoren më sexy të shtëpisë e rrëmbeu Arjola.
Së fundmi, çmimi për banorin më inteligjent iu dha Einxhel, pa e ditur që kjo gjë do të trazonte disi ujërat në shtëpi, pasi ajo do të kishte të drejtën për të çuar një banor në nominim. Vendimi i saj ishte Monika Lubonja.
Kjo e fundit e ka diskutuar e pakënaqur këtë nominim surprizë me Donaldin dhe Beatrix, ku Donaldi tha se i quan “furça”.
/Priza.al/