Ngjarjet tronditëse duket se nuk kanë të ndalur në vendin tonë. Një 44-vjeçare është vënë në pranga, pasi i ka marrë jetën vjehrrës duke e goditur me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Shtetasja me inicialet M.M.,, banuese në fshatin Burrim, Maqellarë, mbrëmjen e djeshme, në banesën e saj dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) vjehrrën e saj.
Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar shtetasja N. M., 74 vjeçe. Lidhur me këtë rast, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Njoftimi i policisë
Goditi me mjet prerës ( thikë), vjehrrën e saj duke i shkaktuar vdekjen, arrestohet në flagrancë nga policia 44 vjeçarja. Nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. M., 44 vjeçe, banuese në fshatin Burrim, Maqellarë, pasi në orët e mbrëmjes datë 11.04.2021, në banesën e saj dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) vjehrrën e saj, shtetasen N. M., 74 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës, që dyshohet se është përdorur nga autorja e ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.