Aksident tek sheshi ‘Wilson’! Makina përplaset me trafikndarësen, shoferi në gjendje të rënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë në afërsi të sheshit Wilson. Një makinë tip ‘Mercedes Benz’ duket se është përplasur me trafikndarësen e rrugës ‘Sulejman Delvina’ dhe nuk dihet ende shkaku i aksidentit.

Siç shihet në videon e siguruar nga ‘Priza.al’ në aksident është përfshirë vetëm një makinë dhe bëhet me dije se drejtuesi i makinës është në gjendje të rënduar dhe po merr ndihmë nga kalimtarët pasi ambulanca akoma nuk ka arritur në vendngjarje.


Pritet të mbërrijë edhe policia për ët zbardhur shkaqet e aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *