120 minuta aksion, dramë dhe romancë/ Filmi “Gjurmë pa shenjë” del në kinema

“Gjurmë pa shenjë” është prodhimi më i ri shqiptar kinematografik nga Maxim Aladini, i cili pati premierën dje në kinema.

Filmi tregon historinë e Maximit një djalë i thjeshtë, shkrimtar që bie në dashuri me vajzën e një deputeti, Izabela në një ballo me maska.

Me një kast aktorësh të talentuar si Maxim Aladini, Fation Kuqari, Dritan Ajdini dhe Keisi Medini, “Gjurmë pa shenjë” u mirëprit mjaft mirë nga publiku në debutimin e tij të parë.

Gjithashtu një rol shumë të rëndësishëm ka edhe gazetarja shumë dimensionale e ‘Priza.al’ Griselda Katirai.

Filmi bëhet edhe më intrigues për faktin se babai i Izabelës merrej me punë të pista dhe kjo ndryshon rrjedhën e ngjarjeve, duke sjellë ndarjen e dy të rinjve, vrasjen e miqve më të afërt dhe në fund arratisjen e tyre për një jetë më të mirë.

Por edhe kur duket se historia përfundon këtu, Maxi nga nja djalë i thjeshtë kthehet në një njeri që vret këdo që i del para.

“Gjurmë pas shenjë” do të jetë në kinema nga 21 janari!

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *