Pranga 73-vjeçarit, ngacmoi seksualisht një grua

Ngacmimet seksuale janë kthyer në shqetësim në shoqërinë shqiptare. Çdo ditë e më shumë, policia po raporton për ngacmime nga të moshuar, të cilët bien në prangat e policisë pas denoncimeve të shumta.

Një 73-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohet për ngacmim seksual. Me një njoftim për mediat, policia bën me dije se ngjarja ndodhi në ditën e djeshme, në “Bulevardin Blu” Kamëz, ku i moshuari me inicialet M. F.,  ka kryer veprime dhe sjellje me natyrë seksuale, ndaj një shtetaseje.

Lidhur me këtë rast, nuk bëhen me dije të tjera detaje. Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *