‘Ultimatumi’ i Erdogan për FETO-n, Rama: Nuk i kemi asnjë borxh Presidentit dhe Turqisë

Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyib Erdogan foli me tone të ashpra në Parlamentin e Shqipërisë pak ditë më parë kundër Lëvizjen Gulen në Shqipëri duke i kushtëzuar rifillimin e punimeve për përfundimin e Xhamisë së Namazgjasë me goditjen e kësaj lëvizjeje nga qeveria shqiptare. Deklarata e Erdoganit në Kuvend shkaktoi mjaft reagime, pasi u quajt si një ndërhyrje e një shteti të huaj në punët e brendshme të Shqipërisë.

Gazetarët e pyetën sot kryeministrin Rama nëse do të përmbushte kushtin e Presidentit Erdogan për të sulmuar Lëvizjen Gulen në Shqipëri në mënyrë që të rifillonin punimet për Xhaminë e Namazgjasë.

“Nuk i kemi asnjë borxh Presidenti Erdogan apo Republikës së Shqipërisë, pasi mes vëllezërve s’ka borxhe”. Kjo ka qenë përgjigja e Kryeministrit Rama i pyetur nëse do t’i plotësojë kërkesën Presidentit turk për të marrë masa ndaj gylenistëve në Shqipëri.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi dje një vizitë 1-ditore në vendin tonë.  Erdogan i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të ndërmarrë hapa më të shpejtë për t’u ndarë nga prania e çdo institucioni të organizatës FETO në Shqipëri.

“Fakti që FETO ende gjen vend në vendin tonë mik, e dëmton shumë vendin tonë, në periudhën përpara të merren hapa më të shpejta kundër Fetos në Shqipëri”, tha Erdogan.

Madje Presidenti turk vendosi afate kur tha se hapat konkrete duhen ndërmarrë para Muajit të Ramazanit që ai të vinte për inaugurimin e Xhamisë së Madhe.

Ai e kushtëzoi vizitën e ardhshme me goditjen e elementeve të organizatës së njohur me inicialet FETO, të drejtuar nga Fetullah Gulen, kundërshtari politik i presidentit Erdogan dhe të klasifikuar si organizatë terroriste pas grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016, ku u vranë mbi 300 vetë dhe u plagosën rreth 2.100 të tjerë.

Erdogan tha se “çështjen e FETO-s e shohim si parakusht të vëllazërisë, miqësisë dhe partneritetit strategjik. Presim që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme dhe të mos lejojë që marrëdhëniet tona të errësohen”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *