Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj sulmoi sot indirekt Federatën Shqiptare të Futbollit dhe kreun e saj Armand Duka, duke thënë se sporti në Shqipëri nuk duhet të jetë më biznes i llumit.
Gjatë takimit me përfaqësues të biznesit taxi në Tiranë, Veliaj tha se duhet të bëhet një reformë në sportin shqiptar, që ai të bëhet biznes i elitës dhe sipërmarrjes së elitës.
“Teksa po nisesha për këtu, u takova me Gennaro Gattuson – kush është tifoz i Milanit e njeh – me te cilin kemi disa ide të mira. Mund të bëjmë që edhe sporti shqiptar, në vend që të jetë biznesi i llumit, të bëhet biznesi i elitës, sipërmarrja e elitës, e djemve dhe e vajzave të shkëlqyer. Kemi shumë nevojë që edhe në sport të bëjmë të njëjtin modernizim që kemi bërë me floten e taksive elektrike. Kur shikon se me sportin shqiptar, në vend që të merret “kremi”, merret llumi, mendoj se sikurse kemi bërë reformën në shumë vende të tjera, duhet të vëmë dorë dhe aty”, tha Veliaj.
/Priza.al/