Emri/ Biznesmeni që shkaktoi aksidentin në Dimal rrahu me grushte policin, pas një kontrolli në shtëpinë e tij u gjet….

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i ditës së sotme në Dimal ku u përfshi edhe një autoshkollë.

Bëhet me dije se drejtuesi i mjetit tip ‘ML’ ishte me shpejtësi shumë të lartë në momentin që goditi nga prapa autoshkollën dhe arsyeja pse drejtuesi po ecte me shpejtësi kaq të madhe ishte pasi nuk i kishte ndaluar një postblloku të policisë.

Bëhet e ditur se Namik Pajo, ka goditur me grushte në fytyrë një efektiv të policisë rrugore. Ky fakt e ka detyruar policinë të ushtrojë kontroll në banesën dhe biznesin e Pajos. Në shtëpinë e tij, e cila ndodhet në lagjen “6-katësh”, mbi lokalin që është biznes i familjes Pajo, janë sekuestruar një pistoletë dhe disa municione.

Të njëjtat burime konfirmojnë se të gjitha provat materiale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Berat që po punon për këtë rast.

Mësohet se Namik Pajo është arrestuar, jo vetëm si shkaktar i aksidentit të rëndë, por edhe për goditjen e efektivit të policisë në krye të detyrës dhe armëmbajtje pa leje. Pajo së bashku me bashkëshorten e tij janë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Beratit, ku mësohet se bashkëshortja është në gjendje më të rënduar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *