Lushnja pa kryetar bashkie/ Kush janë emrat e propozuar nga PD për t’u përzgjedhur?

Pas arrestimit të ish-kryetarit të bashkisë Lushnje Fatos Tushës për korrupsion, Lushnja është një nga gjashtë qytetet pa kryetar bashkie.

Komisioni i Rithemelimit ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme nën siglën e PD.

Ish deputeti Klevis Balliu ka deklaruar nga qyteti i Lushnjes se janë propozuar disa emra të cilet do ti nënshtrohen primareve nga anëtarësia e demokratëve për të zgjedhur kandidatin për kryetar bashkie që do konkurojë në zgjedhjet e 6 marsit.

Në prononcimin e tij për mediat, Balliu theksoi se kandidati që do përgjidhet nga anëtarësia, do të arrijë një fitore spektakolare në Bashkinë e Lushnjes.

Sipas Balliut, u propozuan shtatë persona, ku nga këta të shtatë, më të spikaturit janë Arben Zajmi, Daniel Shandro dhe Nevila Bami.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *