Konkurentja e Per’puthen, Shqipe Hysenaj, teksa po transmetohej spektakli Live i “Big Brother VIP”, komentoi një pjesë të një situate ku imitoi në mënyre tallsëse Balinën.
Opinionistja u shpreh se nuk kuptoi logjiken e një zgjedhje te Arbërit, pas hapjes së kutisë se Pandorës, e kjo e bëri Shqipen të shprehej se Balina nuk e ka mendjen dhe fle gjumë gjatë spektaklit, duke bërë një fytyrë tallëse në fund.
Pas kësaj videoje, reagoi ish fituesi i “Big Brother Albania 6”, Anaid Kaloti i cili si një shikues emocional, është përfshirë disa herë duke komentuar situatat e ndryshme në shtëpi.
Kësaj here ai reagoi kundër Shqipes, ku me anë te një postimi ne InstaStory, krah videos se saj ai shkroi:
“Zonja komentuese, nese nuk do kishe munguar ‘ne orar’ te gjuhe- leximit, fjalen komentuese do e kishe perdorur ne kete rast ‘opinioniste”, shkroi Anaidi duke ironizuar Shqipen