Një i ri ka mbetur i vdekur këtë të enjte në Kosovë, pasi një sherri me dy shtetas të tjerë. Sipas policisë, në orën 14:45, është marrë njoftimi për një përleshje mes disa personave në rrugën ‘’Konferenca e Bujanit’ në Pejë.
Në konflikt janë përfshirë tre persona. 24-vjeçari me iniciale E.M. u plagos me thikë dhe u dërgua në Spitalin Rajonal Pejë, ku si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
Policia ka arrestuar të dyshuarin K.S., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar) i cili po ashtu ishte i lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Po ashtu, policia ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë që është i përfshirë në këtë rast: L.M., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar).
Hetimet vazhdojnë ndërsa po merren në pyetje dëshmitarët që mund të kenë informacion për ngjarjen.
/Priza.al/