Shtëpia e Bardhë 400 milionë maska falas, përpjekja e qeverisë amerikane për të parandaluar infektimet dhe shtrimet në spital

Administrata e presidentit, Joe Biden do të vërë në dispozicion 400 milionë maska të një cilësie të lartë  për qytetarët amerikanë duke filluar nga java e ardhshme.

Maskat do të jenë të disponueshme në çdo farmaci dhe qendra shëndetësore të komunitetit në të gjithë vendin.

‘Administrata do të fillojë shpërndarjen e maskave në fund të kësaj jave’, tha Shtëpia e Bardhë.

Disa ekspertë të shëndetit publik kanë kritikuar presidentin Biden se nuk ka bërë sa duhet për të inkurajuar qytetarët të mbajnë maska pasi shtrimet në spital COVID janë rritur nga varianti Omicron.

Kjo është përpjekja  më e madhe  nga qeveria amerikane që nga fillimi i pandemisë. Administrata Biden dërgoi më shumë se 30 milion maska në vendet me rrezik të lartë gjatë vitit të kaluar.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *