Një tjetër shkencëtar i bashkohet start up-it të Bezos/ Hal Barron bëhet pjesë e teknologjisë që ka synim të ndalojë plakjen

Top-shkencëtari në GlaxoSmithKline do të largohet nga gjiganti farmaceutik për të ndihmuar një start-up të themeluar nga një grup i miliarderëve që janë në kërkim të pavdekshmërisë, shkruan ‘Daily Mail’. 59-vjeçari Hal Barron do të ndërrojë anë për të punuar te Altos Labs në Silicon Valley. Ky start-up është i fokusuar në teknologji anti-plakje.

Në mesin e miliarderëve në këtë start-up është themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, rusi Yuri Milner. Ata e kanë themeluar këtë firmë të bioteknologjisë me synim të zbulojnë mënyra për të ndaluar plakjen.

Barron do të jetë shef-ekzekutiv në Altos Labs nga gushti. Kompania ka pranuar 3 miliardë dollarë në financim këtë javë dhe është duke rekrutuar shkencëtarë nëpër botë për të eksploruar mënyra për të përmbysur procesin e plakjes.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *