Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar një konferencë të jashtëzakonshme në lidhje me akuzat për zhdukjen e fondeve të FIFA dhe zgjedhjet në Shoqatat Rajonale.
Drejtori juridik në FSHF, Aldi Topçiu tregoi që janë njoftuar FIFA dhe UEFA për presionet politike.
Por ajo që drejtori nuk është përgjigjur është se ku kanë shkuar paratë e FIFA-s për futbollistët. Gjatë pandemisë FSHF vendosi të jepte “rroga lufte” për disa nga anëtarët e saj. U caktua një rrogë prej 30 mijë lekësh për futbollistë, trajnerë, gjyqtarë apo edhe zyrtarë klubesh të cilët nuk kishin të ardhura të tjera përveç atyre të siguruara nga futbolli. Për dy muajt që u dha kjo paketë financiare, FSHF ka shpenzuar në total 71 milionë lekë… por rreth 600-650 mijë dollarë janë ‘zhdukur’.
Deklrata e plotë
“Isha pjesë në punimet e asamblesë së Shoqatës së Rajonale të Elbasanit. Isha dëshmitar i një sulmi fizik dhe psikologjik në të cilin Anëtarët e kësaj shoqate iu nënshtruan para, gjatë dhe pas mbledhjes. Ishin thirrur që në mëngjes në zyrën e kryetarit të Bashkisë, ku të gjithë ata që punonin në arsim u kërcënuan që nëse nuk merrnin vendime sipas udhëzimeve se do të largoheshin nga puna, ata vetë apo të afërmit e tyre.
Të mësuar me presion dhe me situata jo të lehta, u ndërgjegjësuan se kur njëri të kërcënon dhe njëri të jep dorën për bashkëpunim ata zgjodhën këtë të dytin.
E vërteta e kësaj historie është se kujt do që i ka shkuar mendja për ta uzurpuar apo çliruar futbollin, varet nga cili këndvështrim shihet mesa duket i mungojnë numrat për ta arritur këtë qëllim, kanë zgjedhur të bëjnë këto veprime të dëshpëruara juridike, ku më i fundit ishte dje që edhe ata që kishin votuar pro janë detyruar që të paraqiten përpara një noteri në Elbasan për t’i ndryshuar vullnetin e tyre. Dua të sqaroj pak llumit të Shijakut, i krijohet nga lumi Erzen.
Pas 15 vitesh shkresash, anëtari jonë i futbollit të Erzenit duke formalizuar formën ligjore në shoqatë e themeluar në 5 anëtarë. KF Erzeni është anëtare e Shoqatës Rajonale të Durrësit.
Në vazhdimësinë të papërgatitur të këtë situatë, bashkia e këtij qyteti përmes kryetarit ka marrë përsipër të prodhojë një dokument i cili autorizon një drejtor shumëshportesh që të përfaqësojë bashkinë e Shijak jo vetëm e punimit të Shoqatës por në të gjithë punimet e FSHF. Nga nxitimi ata e përgatisin shkresën përpara se të vinte njoftimi.
Kemi një situatë juridike absurde. Për mendimin tim nga pikëpamja ligjoje është banale. Ky presion politik nuk është më i qartë dhe më i pastër sesa në Tiranë, ku anëtarët e Shoqatës thirrën në zyrat e bashkisë duke i bërë presion me largim nga puna.
Këto ngjajnë si në hetuesinë e dikurshme, me një gjendje të rënduar peresioni dhe psikologjike. Shoqata Rajonale Tiranë ka njoftuar FIFA-n dhe UEFA-n dhe është kërkuar ndihmë nga këto institucione.
Forca e organeve të futbollit qëndron në pavarësinë e tyre politike dhe ekonomike. Kjo nuk është si në zgjedhjet politike ku secili është pre më të fortit apo më të pasurit. Të gjithë anëtarët nëse nuk e respektojnë detyrimin e paanësisë politike, sipas statutit korumi nuk do i llogaritet këtyre anëtarëve.
Eksperienca e tregon se kush kërkon ndihmën për ta drejtuar futbollin jashtë komunitetit të saj është i destinuar që të dështojë. Asambleja dje ka qenë e regjistruar me video dhe audio dhe ai që dëshiron ti shohi le të vijë. Ato veprime jashtë Asamblesë nuk kanë asnjë pasojë dhe asnjë vlerë.
Ajo shkresë është tregues që Shoqatat Rajonale funksionojnë që kanë një jetë juridike të tyre. Në dijeninë time nuk e di nëse do të ketë një përfaqësues të UEFA-s dhe FIFA-s dhe pse unë dua që të jetë”, përfundoi Topçiu. Ndërkohë në këtë konferencë ishte gjithashtu prezent dhe drejtori i projekteve, Erand Ibrahimi.
/Priza.al/