Kuçovë/ E mbuluar me gjethe, 64-vjeçarja u gjet e pajetë në kanal! Flet vrasësi: Më ngeli në dorë, se kuptova se si vdiq

Borxhi dyshohet të jetë shkaku i vrasjes së 64-vjeçares Fatime Suli nga fqinji i saj, ngjarje e cila ndodhi një mbrëmje më parë në fshatin Havaleas të Kuçovës.

Sipas dëshmisë, autori 58-vjeçar Fetah Marra ka thënë në polici se: Më ngeli në dorë, se kuptova se si vdiq. Fetah Marra dhe Fatime Suli ishin në krushqi me njëri tjetrin. 64-vjeçarja jetonte me bashkëshortin e paralizuar dhe ishte nënë e dy fëmijëve të martuar, një djali dhe një vajze.

Ndërsa autori, pas divorcit nga e shoqja jetonte i vetëm. Ai dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Sipas policisë, trupi i pajetë i 64-vjeçares ishte hedhur në kanal dhe ishte mbuluar me gjethe, në mënyrë që të mos gjendej.

Uniformat blu bëjnë me dije se në trupin e së ndjerës janë konstatuar shenja duarsh në fyt, si dhe ajo është gjetur e zhveshur nga mesi e poshtë.

Njoftimi i policisë:

Mbyti 64-vjeçaren dhe e hodhi në kanal, Policia zbardh ngjarjen dhe identifikon autorin e dyshuar. Vihet në pranga 58-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas marrjes së njoftimit për një shtetase të pajetë në kanal, në fshatin Havaleas, Kuçovë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve të grumbulluara u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 58 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Kuçovë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, e ka mbytur dhe e ka lënë në një kanal shtetasen F.S., 64 vjeçe, banuese në fshatin Havaleas, Kuçovë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *