Kriza me Rusinë, presidenti ukrainas Zelensky u drejtohet qytetarëve: Mos u panikosni! Kjo klimë po dëmton biznesin në vend

Presidenti ukrainas Vladimir Zelenski u është drejtuar qytetarëve të tij përmes një videomesazhi ku i ka këshilluar të mos panikosen për shkak të frikës që ka krijuar një sulm i mundshëm ushtarak nga Rusia.

‘Ne do të bëjmë çmos për të ruajtur  paqen në Ukrainë. Çfarë duhet të bëni ? Vetëm një gjë, mos u panikosni . Qëndroni të qetë. Kini besim tek ushtria dhe vendi ynë’,

Sipas presidentit, përhapja e panikut po dëmton investimet në vend dhe klimën e biznesit. Sipas tij, zbrazja e llogarive bankare nuk është zgjidhje. Zelensky tha se këto rreziqe kanë  ekzistuar  prej kohësh, por vetëm tani po flitet për këtë çështje .

Përveç kësaj, presidenti ukrainas nënvizoi se të gjithë partnerët duhet të jenë efektivë ‘përtej fjalëve’ pasi është e rëndësishme të mësohet më shumë se çfarë mund të bëjë Rusia. Sipas kreut të shtetit, duhen shpallur sanksione dhe masa specifike ndaj Moskës.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *