Kohë dimri/ Këto pesë këshilla të rëndësishme ju ndihmojnë për ta mbajtur ngrohtë shtëpinë tuaj

Janë shfaqur ftohjet e para dhe të gjithë po kërkojnë mënyra për të mbajtur ftohtin dhe ngricat jashtë shtëpisë së tyre.

Ka disa sekrete të vogla që do t’ju ndihmojnë të mbani shtëpinë tuaj më të ngrohtë dhe t’ju mbajnë brenda për më shumë nxehtësi.

1 – Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni është të gjeni pikat e mundshme nga të cilat mund të keni humbje nxehtësie. Nëse dyert dhe dritaret e shtëpisë tuaj kanë të çara, duhet t’i mbyllni me aerostop ose shirita ngjitës në pikat në fjalë.

2 – Nëse keni oxhak por nuk e përdorni, mos harroni të mbyllni kapakun e oxhakut që të mos hyjë ajri i ftohtë që andej.

3 – Mos vendosni asnjë objekt mbi radiator dhe përveç kësaj mos i vendosni mobiljet shumë pranë tyre, pasi do të bllokoni qarkullimin e ajrit.

4 – Sigurohuni që të ajrosni shpesh trupat e radiatorit.

5 – Nëse ka një dhomë në shtëpi që nuk e përdorni shumë, mbylleni derën. Në këtë mënyrë ju e kapni nxehtësinë në pjesën tjetër të shtëpisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *