47 persona u arrestuan dy ditë më parë në një operacion të përbashkët të policisë shqiptare, italiane dhe asaj greke. Këta persona ishin të dyshuar si anëtarë të një rrjeti kriminal që merrej me trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Italisë.
Abc ka siguruar dosjen e plotë të SPAK që zbuloi dhe çoi pas hekurave trafikantët.
Pjesë nga përgjimet
Biseda e realizuar në 5 qershor 2020
Enjad Myrtaj: Ca po bën
Indrit Hila: Hic
Enjad Myrtaj: Enua jam
Indrit Hila: Vëlla ca bën ti si ke qenë?
Enjad Myrtaj: Mirë vëlla ti?
Indrit Hila: Mirë shty
Enjad Myrtaj: Po ca u bë për ato lekët e mia?
Indrit Hila: Do ti jap shoku se kam pas një mijë probleme
Biseda e dytë në 14 Gusht 2020
Indrit Hila: Alo
Enjad Myrtaj: O zemra ca po bën?
Indrit Hila: Mirë ca bën ti?
Enjad Myrtaj: Enua jam
Indrit Hila: Ku je ti
Enjad Myrtaj: Hic vërdallë ca po bën
Biseda e zhvilluar në 14 Dhjetor 2020
Në përgjim është kapur Fatjon Koçllari që bisedon me dy persona të tjerë të cilët dyshohet se bëjnë transportin e emigrantëve nga kufiri me Greqinë drejt Tiranës dhe pas organizojnë punën për t’i dërguar drejt Italisë.
Biseda e parë në 14 Dhjetor 2020
Fatjon Koçllari: Te klubi i shoferit ke katër krushq. Nga klubi i shoferi dhe deri në Tiranë.
Transportuesi: Sa lekë?
Fatjon Koçllari: 300 lekë të gjitha, 200 lekë merri ti, ca të them unë, se i ka lonë njoni aty
Transportuesi: Ok, maksumimi një orë jam aty, mos e vra mendjen
Biseda e dytë në 14 Dhjetor 2020
Fatjon Koçllari: Ke një treshe ta merr menja apo jo?
Transportuesi: Ku janë ata?
Fatjon Koçllari: Në Gjrk (Gjirokastër)
Transportuesi: A e more vesh, përplasi makinën ai Kukja, do ta pyes a e ka mbaruar dhe do të them
Fatjon Koçllari: Aq ke rrush, tre, 500 lekë për të tre
Transportuesi: E po mirë, shumë mirë, nuk ka problem
Fatjon Koçllari: Hë ai i pe?
Transportuesi: I pashë, i pashë
Fatjon Koçllari: Hajde pra
Transportuesi: Janë katër këto, 4
Fatjon Koçllari: Po për katër të thashë unë
Transportuesi: Tre pra janë
Fatjon Koçllari: Ato tre në Gjrk (Gjirokastër)
Sipas prokurorisë ka rezultuar se Soran Saber, pjesë e grupit kriminal ka organizuar punën për trafikun e emigrantëve nga kufiri me Greqinë drejt Italisë. Pjesë e skemës ishte Fatjon Koçllari, që merrej me organizimin dhe transportin e tyre nga pikat e kalimit me Greqinë në Korçë dhe Gjirokastër më pas drejt Italisë. Klajdi Kondo siguronte strehimin e tyre, në një banesë të marrë me qira te Zamir Muliu, i cili ishte edhe roje i objektit ku qëndronin të huajt duke qenë në dijeni të të gjithë aktivitetit.