Moska kërkon që trupat nga vendet anëtare të NATO-s të largoheshin nga Rumania dhe Bullgaria, si pjesë e kërkesave të sigurisë që po kërkon nga aleanca e udhëhequr nga SHBA.
Rusia dëshiron “tërheqjen e forcave të huaja, pajisjeve dhe armëve”, nga vendet që nuk ishin anëtarë të NATO-s para vitit 1997, tha ministria e jashtme në një deklaratë.
“Këta përfshijnë Bullgarinë dhe Rumaninë”, shtoi deklarata, duke veçuar dy ish-aleatët e Traktatit të Varshavës që u bashkuan me NATO-n në vitin 2004.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u takuan të premten në Gjenevë për një raund të ri bisedimesh, për sigurinë, për të lehtësuar tensionet në rritje midis Rusisë dhe Perëndimit mbi Ukrainën.
Vendet perëndimore akuzojnë Rusinë se, ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa në kufirin me Ukrainën dhe se, planifikon të pushtojë vendin ish-sovjetik.
Moska i mohon pretendimet dhe muajin e kaluar i paraqiti Uashingtonit dhe NATO-s propozime që synojnë të frenojnë zgjerimin drejt lindjes së aleancës ushtarake në këmbim të një de-përshkallëzimi të tensioneve.
Kërkesat e sigurisë së Rusisë përfshinin që NATO nuk duhet të pranojë asnjë anëtar të ri – veçanërisht Ukrainën dhe Gjeorgjinë – dhe një garanci që Shtetet e Bashkuara nuk do të krijojnë baza të reja ushtarake në vendet ish-sovjetike.
Pas takimit të tyre të premten, Lavrov tha se, Rusia priste të merrte një përgjigje me shkrim nga Uashingtoni javën e ardhshme.
/Burimi: BBC/