E trishtë në Greqi/ Lanë foshnjën me ujë të përvëluar duke e lënë pa jetë, arrestohet nëna e gjyshja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ditën e sotme, ku dy persona janë arrestuar pasi akuzohen se kanë neglizhuar jetën e një foshnje, e cila ka ndërruar jetë.

Një foshnje 15-muajshe ka vdekur si pasojë e pakujdesisë së nënës dhe gjyshes së saj që e kanë larë atë më ujë të nxehtë dhe i kanë shkaktuar vdekjen.

Pasi gjendja e foshnjës u përkeqësua, të dyja çuan në spital fëmijën, por pavarësisht tentativave për ta sjellë në jetë, mjekët dështuan.

Në të njëjtën kohë për shkak të plagëve të marra nga foshnja, është njoftuar policia e cila me të mbërritur në vendngjarje ka arrestuar për neglizhencë nënën 32-vjeçare dhe gjyshen 60-vjeçare të foshnjës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *