Pas debatit të madh në shtëpinë e Big Brother se a ishte Donaldi fajtor për nxjerrjen e Dagz-it nga loja foli edhe vetë Dagz.
I ftuar në studion e Big Brother tre ditë pas eliminimit, ai tha se në shtëpi nuk hyri për të fituar.
“Të gjithë e dinë se nuk hyra për të fituar. Unë hyra për ta përjetuar dhe e përjetova gjithçka në atë shtëpi. Po të flasim për lojën, e kam thënë që nuk është se prisja ndonjë shpëtim nga Donaldi apo të tjerët. Se me fjalë janë të gjithë kështu, por kur vjen puna për lojë ata e mendojnë duke kalkuluar, jo se kë kam më shumë shok,” tha Dagz.
/Priza.al/