Një shtetas me inicialet K.K është shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës pasi qëlloi me armë zjarri për motive të dobëta në drejtim të një lokali.
Nga verifikimet paraprake nuk ka persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 në lagjen “Skënderbeg” në lokalin në pronësi të shtetasit N.D.
NJOFTIMI:
Qëlloi me armë zjarri për motive të dobëta në drejtim të një lokali, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.
Më datë 21.01.2022, rreth orës 20:40, në lagjen Skënderbeg, shtetasi K. K. ,për motive të dobta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali “Bar-Kafe” në pronësi të shtetasit N. D.
Nga verifikimet paraprake nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.
/Priza.al/