‘Le Monde’ shkruan artikull për Kadarenë: Çfarë do bënte po të ishte…?

Gazeta e njohur franceze ‘Le Monde’ i bën një analizë veprës së Ismail Kadaresë “Kur sunduesit grinden”. Në shkrimin e ‘Le Monde’ i bëhet një analizë veprës së Kadaresë duke nisur fill me ngjarjen e vitit 1934, me telefonatën e famshme të Josif Vissarionovich Stalin me shkrimtarin Boris Pastërnak.

Telefonata mes tyre ka në qendër poetin rus Ossip Mandelstam i cili e konsideronte Stalinin si ‘Malokun e Kremlinit’.

PJESË NGA SHKRIMI I “LE MONDE”:

Së pari, themi faktet, ose sa pak dimë rreth tyre. Ngjarjet zhvillohen në Moskë, në vitin 1934. Më 23 qershor, pasdite, shkrimtari Boris Pasternak (1890-1960) – autori i romanit të famshëm Doktor Zhivago (1957) merr një telefonatë të papritur, nga shoku Stalin. Udhëheqësi suprem i Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike dëshiron të flasë me të për poetin rus Ossip Mandelstam (1891-1938). Ai e di që Mandelstam dhe Pastërnaku janë miq. Disa muaj më parë, në vjeshtën e vitit 1933, Mandelstam kompozoi Epigramin e tij të famshëm kundër Stalinit, me titullin “Xhelat dhe vrasës i muzhikëve”.

Poeti rus Ossip Mandelstam e konsideronte dhe e përshkruante Stalinin si “Maloku i Kremlinit”. Mandelstam gjeti fjalët e atilla: Gishtat e tij janë të yndyrshëm si krimbat/ Fjalët e plumbave i bien nga buzët./ Mustaqet e kacabunjtë që përqeshin/ Dhe lëkura e çizmeve që i shkëlqen.” Kur Stalini telefonon Pastërnakun, Mandelstam sapo është arrestuar dhe dënuar. Ai do të vdesë katër vjet më vonë në një kamp transit gjatë rrugës për në Kolyma.

Por le të kthehemi në vitin 1934, te kjo telefonatë mitike – të cilën e gjejmë në penën e shumë autorëve sovjetikë që shkruan për epokën e Stalinit.
Këtë herë, është shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadaré ai që kap penën për këtë temë, gati nëntëdhjetë vjet pas gjithçkaje që ka ndodhur dhe ka dalë në dritë. Autori i ‘Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur’ (1963) i shpjegon mosmarrëveshjet që në krye. Ai ishte vetë student në Moskë në vitet 1950. Aty, në Institutin Gorki, dëgjoi për herë të parë për këtë telefonatë mes Stalinit dhe Pastërnakut. Që atëherë, ai nuk ka reshtur së menduari për të. A e vulosën fatin e poetit ato tre-katër minuta komunikim në telefon? Pse Stalini e telefonoi Boris Pastërnakun? A kishte ai dyshime për fatin që do t’i rezervohej Mandelstamit në një kohë kur “emri i poetit lakohej dhe përgojohej nga të gjithë”? A donte ai të vinte në provë Pastërnakun? A e kishte tradhtuar ai mikun e tij? A ishte Pastërnaku i befasuar nga telefonata?

Thuhet se kur Pastërnak u pyet nga Stalini se: “Çfarë mendon për Mandelstamin?”, ai mendohet se është përgjigjur: “Ne jemi thjesht të ndryshëm, shoku Stalin.” A ishte kjo një provë e mospranimit të tij? Çfarë do të kishte bërë Kadare në vend të tij? Dhe çfarë e tërhoqi kaq shumë, Kadarenë, në ato pak minuta që e ndoqën edhe në ëndrrat e tij?

13 versione

Struktura e tregimit është e thjeshtë, a priori.; Në fillim të librit, e shohim autorin në pleqëri duke tentuar të shkruajë romanin e këtij episodi. Duke ia përshkruar botuesit që ka plot mëdyshje: Poeti dhe tirani nuk duhet të gjendeshin kurrë në të njëjtën anë. Pastaj Kadare e lë mënjanë dhe zbërthen versionet e ndryshme që ai mundi t’i bashkonte kësaj telefonate. Jo më pak se trembëdhjetë: KGB-ja, zonja dhe miqtë e Pastërnakut dhe shkrimtarë të tjerë… Çdo herë, nuk është as i njëjti version dhe as krejt i ndryshëm. Asnjë prej tyre nuk duket as krejtësisht i rremë, as plotësisht i besueshëm. Qenia më e çuditshme apo më ironike në të gjitha është se Stalini ia mbylli telefonin Pastërnakut sikur të ishte personi që mishëronte një lloj “rreptësie morale”: “Ti je një shok shumë i keq, shoku Pastërnak!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *