Sipas MeteoAlb, moti në vendin tonë për ditën e sotme parashikohet me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të ftohta. Kryesisht zonat jugore-juglindore do të gjenerohen edhe reshje dëbore.
Vetëm orët e vona të pasdites do të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike dhe intervale me kthjellime në vend por ngricat dhe temperaturat e ulta do vijojnë të jenë problematike.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë me vlera që do të luhaten nga –10°C deri në 9°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior-verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 5 ballë.
/Priza.al/