‘Të papritura të këndshme për ju…’/ Parashikimi i yjeve për këtë të shtunë

Dashi

Sfera sentimentale mund të sjellë për ju mundësi të reja, ndaj mbani sytë hapur dhe jetoni çdo gjë. Parashikohen të reja të rëndësishme dhe një problem familjar. Në punë do të ndiheni të lodhur, por askush s’do t’ju sfidojë.

Demi

Lajm i mirë! Për të gjithë ata që janë çift, dashuria do të jetë e mbushur me zhvillime pozitive. Shfrytëzojeni këtë moment për të ndërtuar të ardhmen në çift. Ndërkohë ata që janë vetëm , do të kenë takime të reja. Përsa i përket punës do të bëni disa zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen tuaj.

Binjakët

Një rrymë pozitive do t’ju prekë në çdo fushë të jetës. Historitë e dashurisë në krizë, do të gjejnë stabilitet më në fund. Nuk do të mungojnë flirtimet për ju këtë të shtunë. Sa i takon punës, do të jetë ditë entuziaste, duke ndryshuar edhe ana financiare.

Gaforrja

Të papritura të këndshme për ju do t’ju mbushin me gëzim sot. Personat single do të kenë mundësi të reja për të njohur persona interesantë. Ndikimi i Venusit do i jap një shtysë karrierës suaj profesionale.

Luani

Në dashuri nuk do të ndjeni intensitetin social qëbashkon dy zemra, pordo të keni zhvillime sa i takon miqësive të reja. Yjet janë ‘në anën’ e personave single, ku parashikohen flirte interesante. Në punë, në sajë të ndikimit të Uranit do të rezultoni të besueshëm për dikë që është në vështirësi.

Virgjëresha

Hëna do të ketë ndikim aspak të favorshëm sa i takon ndjenjave. Me partnerin/en do e keni shumë të vështirë që të gjeni intensitetin. Ata që janë vetëm, duhet të tregojnë kujdes, ndaj një raporti të kaluar. Sa i takon sferës profesionale, do të vlerësoheni maksimalisht për rezultatet e arritura.

Peshorja

Angazhimet që do keni nuk do jenë pengesë që ju t’ja dilni të çoni para çdo gjë me sukses. Në mbremje prisni zhvillime interesante. Ata që janë vetëm, do të jenë shumë kërkues, lidhur me personin që duan të kenë pranë. Në punë, me ndikimin e kundër të Marsit, duhet të tregoni shumë kujdes.

Akrepi

Kjo është dita e duhur për t’i dhënë një shtysë të rëndësishme një historie dashurie të cilën nuk e keni të qartë. Rruga është e hapur drejt konsolidimit ose krizës. Ata që janë vetëm, mund të përfshihen në aktivitete me persona që do ju zgjojnë interesa të reja. Në punë, gjithçka ecën siç ju dëshironi, ndonëse ndjeni nevojën për të konsoliduar pozitën tuaj.

Shigjetari

Kjo e shtunë kërkon që të reflektoni mirë, pasi ka ardhur momenti që të merrni vendim lidhur me raportin në çift. Për ata që janë vetëm, ky nuk është një moment i mirë, por fatmirësisht do të jeni të rrethuar nga miq të sinqertë. Në sferën profesionale, pas shumë pritjesh, do të arrini të merrni kënaqësitë e shumë pritura.

Bricjapi

Pasiguritë tuaja mund t’ju shtyjnë drejt vendimeve të gabuara në dashuri. Bëni kujdes! Ata që janë vetëm, do të kenë mundësi të shumta për të bërë takime interesante. Në punë, priten zhvillime të rëndësishme për gjithë të lindurit e kësaj shenje.

Ujori

Do të ndjeni nevojën për tu përfshirë në emocione të reja dhe për të dalë nga rutina. Merrni një periudhë kohe vetëm për veten tuaj! Pritet rikthim intensiteti me partnerin/en. Edhe ata që janë vetëm, do të ndjejnë emocione të papritura. Në sferën profesionale duhet të bëni kujdes, lidhur me financat. Prisni momentin e duhur, për të bërë investime të rëndësishme.

Peshqit

Kjo e shtunë parashikohet që të jetë e qetë dhe do të ndiheni gati për të organizuar diçka relaksuese, me njeriun tuaj të zemrës. Shijojeni në maksimum, këtë moment kënaqësie. Për ata që janë vetëm, parashikohen zhvillime interesante. Në punë, më në fund do arrini të vendosni disa rregulla strikte, duke rregulluar situatën me kolegët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *