Ish kryeministri Sali Berisha ndodhet ditën e sotme ën Mirditë ku po mban takim me demokratët e Mirditës ku u shpreh se Shqipëria ndodhet në monizëm duke shtuar se situata është më e keqe së në vitin 1991.
Situata aktuale në vend, sipas Berishës, ka paralele absolutisht identike me fundin e diktaturës. Ai tha se shqiptarët sot kanë misionin të përmbysin sistemin monist.
Fjala e Berishës:
“Ne ndodhemi në një monizëm të shëmtuar, tashmë jo aq të bazuar në doktrinën marksiste dhe leniniste, por të bazuar te krimi, droga dhe vjedhja, te varfërimi juaj dhe i qytetarëve shqiptarë.
Unë do ju paraqes këtu një tabelë, e cila është e vitit 2020 ku tregohet se pushtetit i kreut të Meduzës është 10 përqind më i madh se ai i diktatorit të fundit, Ramiz Alisë. Kjo është e vitit 2020, por në vitin 2022 ata morën peng kreun e opozitës për aferat e tyre, ndaj ky pushtet tani është të paktën 20 përqind më i madh se ai i diktatorit komunist.
Sot më shumë se kurrë një mision i madh ju thërret ju dhe shqiptarët kudo që janë, të largojmë, të përmbysim sistemin monist në Shqipëri. Të rivendosim lirinë dhe vlerat e saj. paralelet me fundin e diktaturës janë absolutisht identike. Në vitin 1991, diktatori i fundit me mjetet e tij nga mëngjesi deri në darkë fliste për demokraci dhe procese demokratike. Sot ndodh e njëjta gjë. Në vitin 1991, burra të shquar më deklaronin se Ramiz Alia është një Gorbaçov i Ballkanit. Unë u thosha se ai ka skuqur vendin me gjakun e të rinjve. Ata mbeteshin. Unë u thosha se ka firmosur për pushkatimin e 27 intelektualëve shqiptarë pa gjyq dhe ata habiteshin. Pa dyshim, ndryshonin mendim”, tha Berisha
/Priza.al/