Norma për pjesëmarrjen në Botëror ishte 8.49.00 dhe ajo doli e dyta me kohën 8:47.53 në këtë garë. Sipas trajnerit Taulant Stërmasi për ta bërë këtë, Gega u desh që të diktonte ritmin për pjesën më të madhe të garës, pasi në startin e saj kishte një kohë shumë të ngadaltë nga garueset.

Megjithatë, ky është një start i mirë për atleten shqiptare e cila do të garojë më 4 shkurt edhe në një tjetër garë, në Miramas të Francës, ku do të tentojë edhe të thyejë rekordin kombëtar në këtë disiplinë.

/Priza.al/