Pas Veriut bora zbardh edhe Jugun/ Reshje gjatë natës në Llogora dhe në Memaliaj, ARRSH apel shoferëve: Kujdes, zinxhirët dhe…  

Bora dhe temperaturat e acarta kanë zbritur sot edhe në Jug të vendit. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, gjatë natës ka pasur reshje bore në Llogora dhe në Damës-Memaliaj. Po kështu borë gjatë natës ka pasur dhe në Veri të vendit, në Hanin e Hotit, Tamarë, por pa sjellë probleme me qarkullimin.

Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës, në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temperaturat kanë qenë nën 0°C.

Sipas ARRSH-së, drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalestikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

“Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Llogora, në Damës-Memaliaj dhe Hani i Hotit Tamarë pa sjellë probleme me qarkullimin. Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temperaturat kanë qenë nën 0°C.

Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalestikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”,- njofton ARRSH.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *