FOTO/Protestë kundër ndërtimit të një HEC-i në Thirrë, shoqërohen në polici rreth 20 persona

Rreth 20 persona, aktivistë dhe banorë në fshatin Thirrë të Mirditës janë shoqëruar në polici, për protestat për fabrikën e ujit. Banorët në fshatin Thirrë kanë protestuar kundër ndërtimit të një hidrocentrali në zonën e tyre. Ata janë shprehur se u janë falsifikuar firmat, dhe nga ndërtimi i këtij heci kanë dëme të shumta. Banorët një zëri janë shprehur se kompania private e ndihmuar nga pushtetarët lokal, ka shkelur ligjin duke shmangur konsultimin me ta.

Në mbështetje të tyre kanë ardhur edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova, të cilët ujin e konsideruan si pronë të përbashkët të këtyre banorëve. Banorët kanë zgjedhur të protestojnë duke u mbledhur dhe me pankarta në duar.

Banorët e Thirrës kanë zbritur në Rrugën e Kombit, bllokuan për disa çaste rrugën duke paralajmëruar se ky ishte vetëm fillimi. Banorët kanë zgjedhur të protestojnë duke u mbledhur dhe me pankarta në duar.

Banorët e Mirditës kanë kundërshtuar prej kohësh ndërtimin e HEC-eve, ku sipas tyre, ato mund të shkaktojnë dëme të mëdha në këtë zonë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *