Poezia e recituar nga vetë Presidenti Ilir Meta për Korçën dhe e hedhur në rrjetet sociale, ka nxitur shumë aktorë të humorit si Agron Llakaj, apo Salsano Rrapi, t’i përgjigjen sfidës së presidentit po me poezi.
Kësaj sfide i është bashkuar edhe biznesmeni Gjergj Luca, dikur aktor, i biri i aktorit të njohur Ndrek Luca. Ai ka ironizuar kreun e shtetit me poezinë e ndaluar në kohën e regjimit komunist, të rilindasit Andon Zako Çajupi, të titulluar “Elegji në pleqëri për të shkretën djalëri”.
Luca i vendosur përpara një lokali me emrim “Tymi i Likes”, duket se ka vendosur t’i nxjerrë “tymin” sfidës së poezisë.
“Me rastin e ditës së poezisë është hapur një konkurs në mbarë Shqipërinë dhe ne si qyteti më i ri i këtij territori, kemi vendosur të dalim me një poezi tonën. Po e heq edhe kapelën se fjalët janë të një rilindasi shumë të madh, e që duhet ta respektojmë“,- shprehet Luca.
Poezi e ndaluar e Andon Zako Çajupit:
“Elegji në pleqëri për të shkretën djalëri…
Grua sec mu prish kandari
Nuk eshte me ai i pari
Qe s’pertonte dite e nate
Ndizej si barut i thate.
Lere grua se c’me gjeti
Nuk me bindet me aleti
Ky bandill qe cante rete
Me s’i ngre kryet perpjete.
Vjet si kale turfullonte
Grate e fshatit kur shikonte
Sa i shihte bythezbuluar
Sulej si qen i terbuar.
I pushtonte vete te tera
Zgavra, shpella, guva, verra
Fryhej si nje patellxhan
Kur shkonte nen fustan.
Sa i vinte mend zanatit
E uronin grate e fshatit
Po sot cka qe eshte merzitur
Trup e shpirt i raskapitur?
Shikon cupat siseplota
Me shale te buta e te ngrohta
Nuset e bardha si debora
Qe s’i shpetonin nga dora
Grate e reja sisemedhate
Qe i nderronte pernate…
Dhe s`leviz te behet burre
Me mbeti vetem per shurre.
Ah moj grua moj e ngrate
Te mbeti burri kaq thate
Megjithese me s`te ngop dot
Por dikur s`kam qene si sot.
Isha trim dhe djale i hedhur
Pak usta per te zgjedhur
Buzeqeshja me te tera
Mjaftonte qe t’u hante verra.
Por me shume doja grate
Vithe gjera sise medhate
Por dhe cupat shume i desha
Nuk i lija virgjeresha.
Mazallah mbetcin me barre
I therrja u beja varre!
Nuset e reja me naze
I haja si qofte taze.
I ndukja me buze e dhembe
Sa ngrihej fshati ne kembe
Isha bej me mall me toka
Po beja se c’me thosh koka.
Ne Zagori dore e pare
Me sejmere e hyzmeqare
Kisha kuaj lope e dhen
Edhe gra me shume se qen.
Vete i ujdisja te tera
C’me tha koka e s’e bera?
Ne Evrope s’lashe vend pa pare
Kuplarate i mora mbare.
Shijova bionde gjermane
Meskeputurat persiane
Rreth e qark iu solla botes
Por ne France lashe mend e kokes.
Kush te doje le ta provoje
Te ma marre mikun ne goje
Ne Stamboll mos shkofsha kurre
Bashkohet burri me burre.
Thone se eshte ves i shemtuar
Mos vdeksha pa e provuar
Por tani kjo pune epati
U plaka, me ra takati.”
/Priza.al/